Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën” në “Neës 24” deklaroi se PD financohet nga dy oligarkë rusë, që janë njerëz të afërt me Putinin.

Taulant Balla: Si s’ke bërë një emision që PD financohet nga një njeri i afërt i Putinit?

Gazetari Ylli Rakipi Rakipi: E kam bërë unë, por nuk e ke parë ti. Unë do ta nxjerr pasnesër Lulzim Bashën si ka blerë foto dhe për Edi Ramën sesi është në burg ai tjetri për foton e Ramës me Obamën. Por agjent rus nuk shpik dot.

Taulant Balla: Dy oligarkë rusë paguajnë 1 milionë dollarë për një parti politike, që kjo parti përmes këtyre parave të bëjë lobing kundër Shqipërisë, dhe ky nuk përbën lajm, por përbën lajm një përgjim. Jam i mirëinformuar për këtë. Kryetari i opozitës Basha është në hetim në Shqipëri dhe në SHBA për këtë çështje.

Gazetari Ylli Rakipi: Taulant Balla ka qenë ndër djemtë më të ndershëm. Sot flet kodra pas bregut. Nuk ka lidhje me ligjet fare. Ka 30 vjet që bëjnë pazare me njëri – tjetrin. Pazarxhiu më i madh nga 1991 është Edi Rama. Numri dy i partisë qesh. Gjynah me ty Rudina, rri në këmbë aty gjynah.

Taulant Balla: Zgjedhjet më 30 qershor do jenë të ndershme.

Gazetari Ylli Rakipi: PS do të fitojë 61 bashkitë dhe Taulanti do na përshëndesë edhe ne. Ky është një popull që e ul qafën kur të duash edhe rri Taulant dhe shoku Enver lart.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb