Deputeti socialist Taulant Balla është ndeshur ashpër me deputetët demokratë Jozefina Topalli e Sali Berisha këto ditë.
“Sharing same chair…”- e titullonte Taulant Balla këtë foto të Jozefina Topallit. Deputeti e ka postuar foton në rrjetin social Facebook dhe shfaqet një imazh ku Topalli është pa mendje. Duket se deputeti ka përgjuar lëvizjet e deputetes për të kryer këtë foto.
Po kështu në rrjetin social, Facebook, Balla ka publikuar dhe një foto ku sipas tij bëhet fjalë për një kartolinë që Sali Berisha ia ka dërguar Hysni Kapos, një ish-zyrtar i lartë i diktaturës komuniste.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb