Kreu i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se PS do të konfirmohet në pushtet për një mandat të tretë.

“Protesta e fundit ishte një protestë e qetë. Por duhet thënë se dhuna që është krijuar nga Partia Demokratike i ka bërë dëm Shqipërisë. Kjo dhunë k bërë që mos ecim më tej në rrugën drejt Bashkimit Europian. Unë vazhdoj ta them se Shqipëria vazhdon të ketë rritje fantastike të turistëve që vijnë kryesisht nga Europa e Veriut, nga Holanda e Belgjika.

Kemi një rritje me 70 për qind të turistëve krahasuar një vit më parë. Edhe pse janë këto pamje jopozitive, prapë turizmi në Shqipëri ka njohur rritje. Ajo që dua tëë them është se duhet patjetër dialog. Por duhet me e thënë shqiptar, por Basha duhet ta harrojë se është ai që vendos se kush qeveris dhe kush është në maxhorancë. Unë jam besimplotë se jemi në rritje dhe do të kemi rritje. PS do ketë mundësi të rikonfirmohet për një mandat të tretë.  Njerëzit e dinë mirë se zgjedhjet duhen bërë më 30 qershor, se më 1 korrik merret ndihma ekonomike.

 (d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: