Shqipëria feston sot 108-vjetorin e Pavarësisë, një ditë kjo e veçantë për të gjithë shqiptarët, kudo ndodhen.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla njofton se në Stamboll, një qytet ku ka edhe shumë shqiptarë, Ura e Bosforit është veshur kuq e zi dhe do të qëndrojë kështu deri nesër në mëngjes.

“LIVE STAMBOLL – URA E BOSFORIT. Faleminderit“, shkruan Balla.
  • foto galeri

Më herët, u njoftua se edhe kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi.

Kujtojmë se Stambolli është një qytet, ku jetojnë shumë shqiptarë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb