Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla së bashku me disa deputetë të tjerë i ka dhuruar Braçes një kapele bardh e blu të KF Tiranës.

Kjo një dhuratë thumbuese për zv.kryeministrin i cili është tifoz i Partizanit, por këtë vit kampionë u shpall Tirana.

Dhe tifozë të bardh e bluve në grupin parlamentar të PS, Taulant Balla, Sadri Abazi, Xhemal Qefalia apo Ervin Bushati kanë vendosur që me rastin e festës së titullit t’ia dhurojnë kapelen Braçes.

STATUSI NGA TAULANT BALLA

Forca Tirona! Edhe Erion Braçe pranon dhuratën e tifozave të Tironës në Grupin tonë, Xhemali, Sadi, Ervini e plot të tjerë. Tirona kampion për ? vjetor!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb