Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim në Kryesinë e Kuvendit ambasadorin e ri të Izraelit, Noah Gal Gendler.

Balla dhe Gendler i vlerësuan si shumë të mira marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Gjatë takimit Balla i shprehu ambasadorit mirënjohjen për hapin e madh të Izraelit për njohjen e Kosovës, e njoftuar në kuadër të Marrëveshjes së Ëashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, Balla përshëndeti edhe marrëveshjet e Izraelit për normalizimin e marrëdhënieve mes Emiratet e Bashkuara Arabe dhe sëfundmi edhe me Bahrein.
Në takim Balla i bëri me dije ambasadorit Gendler iniciativën e tij dhe të deputetes Gjylameti për të organizuar oline një konferencë ndërkombëtare të nivielit të lartë, për një çështje me rëndësi globale, siç është Antisemitizmi.

Prononcimi i plotë i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas takimit me ammbasadorin e Izraelit, Noah Gal Gendler:

Dua të konstatoj me shumë krenari një nivel shumë t’ju njoftoj për një koordinim të mirë mes ministrive tona të Jashtme në dobi të paqes dhe stabilitetit qoftë në rajonin tonë ashtu edhe në Lindjen e Mesme. Dua të konstatoj me shumë krenari një nivel shumë të mirë bashkëpunimi midis dy Parlamenteve tona dhe konkretizimin e këtij niveli të mirë marrëdhëniesh edhe në aspektin ekonomik, ku konstatojmë një interes në rritje të investimeve izraelite në sektorin ekonomik si edhe në sektorin energjitik dhe universitar. Gjej rastin ta falënderoj kryeministrin Netanjahu dhe shtetin e Izraelit në hapin e rëndësishëm për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e tyre, që është një hap i rëndësishëm po të kemi parasysh peshën dhe rëndësinë që ka Izrali.

Kuvendi i Shqipërisë me inisiativën time dhe koleges Blerina Gjylameti ka ndërmarrë një iniciative për të organizuar në kushtet e COVID-19 (on line) një konferencë ndërkombëtare të nivielit shumë të lartë, për një çështje me rëndësi globale siç është Antisemitizmi, ku do të marin pjesë ëprfaqësues të rëndësishëm të DASH dhe BE si edhe përfaqësues nga Izraeli për të diskutuar për këtë sfidë globale, ku lidhur me Antisemitizmin qasja duhet të jetë gjithmonë e përbashkët.

Ndërsa ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler e vuri theksin tek thithja e investitorëve izraelitë në Shqipëri, të cilët shohin me shumë pozitivitet investimimet dhe bashkëpunimet në fushën e turizmit

“Është kënaqësi që jam këtu, për t’u takuar me z.Balla dhe znj. Blerina. Ne folëm për shumë cështje, kryesisht pasi Covid-i të përfundojë. Edhe pse Covidi na ka prekur të gjithëve, na ka kapur të gjithëve në befasi, ne duhet të përgatitemi pasi ai të ketë përfunduar. Sigurisht folëm për bashkëpunimin mes parlamenteve, por jo vetëm. Folëm edhe për turizëm, duam ta mbulojmë turizmin. 2019 ishte shumë i mirë për ne, 2020 u vizitua nga izraelitët. Duam të sjellim persona të rëndësishëm të vizitojnë këtë vend. Duam të sjellim edhe investitorë në shërbime dhe në turizëm dhe në bujqësi. Kjo vjen si pasojë e një qëndrimi unik që ka populli shqiptar ndaj Izraelit që ne sigurisht e vlerësojmë shumë .” u shpreh Gendler.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb