Kryetari i Grupit Parlamentar të partisë Socialiste, Taulant Balla i ka uruar besimtarëve ortodoksë “Pashkë të mbarë”.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, numri dy i Partisë Socialiste, Taulant Balla uron që drita e Pashkës të ndriçojë mendjet dhe të hapë zemrat e të gjithve në këto ditë të vështira që po kalon mbarë njerëzimi.

Gjithashtu Balla i bën thirrje të gjithve që të ndihmojnë më shumë ata që kanë nevojë në këto ditë të vështira, “Të falim më shumë dashuri dhe të dalim më të mirë e me ballin lart nga kjo sfidë”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Pashkë të mbarë?!
Drita e Pashkës të na ndriçojë rrugën në këto ditë të vështira që po kalon mbarë njerëzimi, të na ndriçojë mendjet, të na hapë zemrat për më shumë besim e më shumë falje.
Të bëhemi më të mirë, të ndihmojmë më shumë ata që kanë nevojë, të falim më shumë dashuri dhe të dalim më të mirë e me ballin lart nga kjo sfidë.
Me shumë dashuri,
Familja Balla

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb