TIRANE

Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Taulant Xhaka është bërë baba për herë të parë. Ai dhe bashkëshortja e tij, Arbnora Nuredini-Xhaka, mirëpritën në jetë një djalë, të cilin e pagëzuan me emrin Klevis.

Lajmin e dha vetë fufbollisti i kombëtres shqiptare me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Mirësevjen në botë engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan pafundësisht, Klevis Xhaka”, kanë qenë fjalë e Taulantit në mbishkrimin e tij krah fotos së vogëlushit nga materniteti. Kujtojmë që çifti Xhaka e kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë më 28 janar të këtij viti.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb