Në mbrëmjen e sotme të Champions League, do të vihen sërish përballë njëri-tjetrit vëllezërit Xhaka. Bazeli do të presë Arsenalin sonte në Zvicër për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampioneve.

“Vëllezërit shqiptarë protagonistë,” shkruan Taulant Xhaka në rrjetin e tij social Facebook në prag të ndeshjes së tretë kundër të vëllait për këtë vit.

“Është hera e tretë për këtë vit që luaj kundër vëllait tim dhe besomëni është shumë e vështirë”.

Taulanti dhe Graniti u vunë për herë të parë përballë njëri-tjetrit në ndeshjen e Euro 2016 të zhvilluar në Francë mes Zvicrës dhe Shqipërisë. Hera e dytë ishte në përballjen e parë mes Arsenalit dhe Bazelit në Londër, dhe në të dyja Graniti ka dalë fitimtar.

sss

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb