Recete nga znj. Eneida

Përbërësit
10 argjinare
4 racione mish viçi/qengji
700 ml kos
2 vezë
1 qepë të madhe
1 limon
Vaj ulliri
Kripë
Piper i zi

  • foto galeri
  • foto galeri

Përgatitja
Pastrojmë argjinaret dhe i lëmë në ujë me limon. Në një tigan skuqim qepën në vaj ulliri dhe shtojmë argjinaret. I skuqim bashkë dhe shtojmë mishin që e kemi zierë në tenxhere presioni. Shtojmë pak ujë dhe i gatuajmë 10-15 min sa të avullojë uji.

Në një tas trazojmë kosin me vezët, shtojmë kripë dhe piper të zi. Në një tavë mesatare vendosim mishin me argjinaret, qqqepën e skuqur e shtojmë te kosi dhe gjithë masën me kos e shtojmë në tavë.
E pjekim për 1 orë e 30 minuta me 180 gradë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: