Nga Znj.Katerina
Përbërësit

800 gr krahë pule, 500 gr makarona, 1-2 kokrra qepë, 1-2 thelpinj hudhër, 1.2 litër ujë ose lëng mishi, 1 lgj gjalpë, 2-3 lgj vaj ulliri
Gjethe dafine, Kripë, piper

Përgatitja

Në një tavë vendosim krahët e pulës të cilat i kemi lyer me kripë, piper dhe pak gjalpë. I vendosim në furrë të nxehtë në temperaturën 200 gradë Celsius për rreth 30 minuta.

Në një tigan me pak vaj ulliri kaurdisim qepën dhe hudhrën të grirë imët. Pasi qepa të jetë zbutur plotësisht shtojmë makaronat dhe i kaurdisim për 2-3 minuta. Më pas makaronat me qepët i vendosim në tavën ku kemi krahët e pulës. Shtojmë dhe lëngun e mishit të ngrohtë dhe e rivendosim tavën në furrë për 25-30 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: