NGA ZONJA VJOLLCA*

500 gr mish të grirë
150 gr oriz
500 gr domate
2 lugë gjelle salcë
1 presh
800 gr kunguj të njomë
2 karota
1 spec jeshil
1 spec të kuq
2 thelpinj hudhër
150 gr djathë kaçkavall
Borzilok
Rozmarinë
Trumzë
Kripë
1 majë luge sheqer
3-4 lugë gjelle vaj ulliri

Fillimisht presim të gjitha perimet në feta rrumbullake, gjithashtu dhe hudhrën e presim në feta. Vendosim mishin në tigan me 3 lugë gjelle vaj, e kaurdisim mirë duke shtuar kripën, piperin dhe salcën e domates. E trazojmë dhe e lëmë në zjarr mesatar sa të ziejë pak. Më pas shtojmë perimet, hudhrën, rozmarinën dhe trumzën dhe i lëmë të kaurdisen për 10 minuta duke shtuar dhe një majë luge sheqer. Shtojmë në fund orizin, e lëmë dhe atë 5 minuta dhe më pas gatimin e shtrojmë në një tavë duke e mbuluar sipërfaqen me djathë kaçkavall dhe borzilok dhe e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 20-25 minuta.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: