Nga: ZONJA KATERINA

300-400 sallam Fiks (Si Qëmoti), 2 qepë të thata, 2-3 speca jeshile dhe të kuqe, 1-2 kokë hudhër të njomë,1-2 kunguj të njomë
1-2 patëllxhanë, 2 kokrra patate, 1 gotë pure domate, 2-3 lgj vaj ulliri, 1 lgj gjalpë, 150 gr djathë kaçkavall, Kripë, piper, Majdanoz, dhjozëm

Kaurdisim llukanikun dhe e vendosim në një tavë. Ndërkohë në tiganin ku kaurdisëm llukanikun vendosim qepën dhe hudhrën derisa të zbuten. I vendosim dhe qepët e kaurdisura në tavë.

Vazhdojmë në tigan kaurdisim specat dhe kungujt lehtë dhe më pas i vendosim dhe ato në tavë. Më pas kaurdisim patëllxhanët duke shtuar dhe pak vaj në tigan. Në fund shtojmë patatet të prera në kubikë, 1 gotë domate pure, një tufë majdanoz dhe dhjozëm. Presim djathin në kubikë dhe e vendosim në tavë ku shtojmë 1-2 lugë gjalpë dhe 1 lugë vaj ulliri. E vendosim tavën në furrë mbuluar me kapak ose letër kuzhine në temperaturën 180-200 gradë Celsius për rreth 1 orë.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb