Recete nga Znj Eneida
Përbërësit

500 gr mish
2 qepë
1 lakër e bardhë mesatare
1 filxhan kafe oriz
1 copë pistil
4 lugë vaj ulliri
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq
2 gjethe dafine

Përgatitja

Mishin e presim në copa dhe e vendosim të ziejë në tenxhere presioni. Skuqim qepët bashkë me lakrën. U shtojmë kripë, piper të liq, piper të zi dhe e kalojmë në tavë. Te lëngu i mishit shtojmë pistilin të zbutet. Në tavë shtojmë mishin, orizin si dhe lëngun e mishit. Shtojm ë gjethet e dafinës dhe e vendosim në pjekje për 40 min me 200 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: