Recete nga znj Eneida
Përbërësit

2 kofsha pule
3 lugë kos i trashë
2 lugë vaj ulliri
2 lugë salcë koncentrat
1 lugë rigon
1 lugë piper i kuq
Pak piper të zi
Kripë
250 gr oriz
1 qepë të thatë
2 domate
2 speca
500 ml lëng mishi
2 gjethe dafine
4 thelpinj hudhër

Përgatitja
Fillimisht bëjmë bashkë kosin me salcën, vajin e ullirit, piper të zi e të kuq, kripë, rigon dhe në të vendosim mishin e pulës. E lyejmë mirë dhe e skuqim në tigan bashkë me qepën dhe specat.
Në një tavë me kapak hedhim orizin, lëngun e mishit, kripën, vendosim mishin, qepët, specat, thelpinjtë e hudhrës, gjethet e dafinës si dhe domatet e ndara më katërsh. Spërkasim me vaj ulliri lart dhe i pjekim për 40 minuta në 200 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: