Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 kg mish viçi, 1 qepë të thatë, 1 karrotë, 1 degë selino / seleri, 4-5 lgj vaj ulliri, 100 ml verë (1/2 gotë), 500 ml lëng mishi
600 gr domate konservë, 300 gr makarona elb, 800 ml ujë, 50 gr djath kaçkavall, Kripë, piper, dafinë.

Përgatitja

Në tenxhere hedhim vajin e ullirit dhe e lemë të marrë temperaturë, shtojmë më pas një nga një racionet e mishit të cilat i kemi tharë mirë. I kaurdisim mirë dhe më pas i largojmë nga tenxherja. Në po të njëjtën yndyrë në tenxhere kaurdisim qepën dhe selinonë. Sapo qepa të zbutet dhe bëhet transparente shtojmë karrotat dhe 1 gjethe dafine. E kaurdisim për 2-3 minuta karrotën së bashku me qepën dhe vendosim racionet e mishit të cilat i shuajmë më pas me pak verë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë lëngun e mishit ose lëng perimesh dhe e lemë gatimin të ziejë në temperaturë të ulët për rreth 1 orë.

Nga fundi i gatimit shtojmë kripë, piper dhe domatet konservë (nëse përdorim domate të freskëta shtojmë dhe 1 lugë salcë) dhe i lemë të ziejnë per 5 minuta së bashku me mishin. Ndërkohë në furrë kemi vendosur një tavë të nxehet. E kalojmë gatimin me mish nga tenxherja në tavë ku shtojmë makaronat dhe ujë të ngrohtë në masë të makaronave. E përziejmë dhe e vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë për rreth 20-25 minuta. Në 5 minutëshin e fundit e spërkasim sipërfaqen e gatimit me pak djath të grirë në rende. Pasi gatimi të ketë përfunduar e nxjerrim nga furra dhe e lemë për 10 minuta të pushojë dhe më pas e kemi gati për servirje.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: