Nga: ZONJA ENEIDA  

250 gr kërpudha
4 qepë të njoma
2 domate
1 lugë salcë koncentrat
1 gotë oriz
Vaj ulliri
Kripë
Piper
Majdanoz

Skuqim kërpudhat në vaj të nxehtë dhe shtojmë qepët. Pasi zbuten dhe qepët, shtojmë domatet dhe salcën koncentrat dhe i kaurdisim bashkë. Në fund shtojmë orizin dhe 1 gotë e gjysëm me ujë, kripë, piper, majdanoz. E kalojmë në tavë dhe e vendosim në furrë në pjekje në 200 gradë për 30-40 minuta.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb