Nga: ZONJA ENEIDA

300 gr lule brokoli
4-5 patate
500 ml qumësht
300 ml panna
5 qepë të njoma
300 gr djath gouda
2 thelpunj hudhër
50 gr gjalpë
Kripë
Piper të zi

Lulet e brokolit i ziejmë në ujë me kripë për pak minuta sa të zbuten por jo të zjehen totalisht. Më pas i kullojmë.
Në një tigan të madh skuqim qepën dhe hudhrat në vaj ulliri me gjalpë. Pasi qepa zbutet shtojmë qumështin dhe panën si dhe patatet e prera në feta. I ziejmë bashkë për 25-30 minuta deri sa masa të bëhet kremoze. Shtojmë piper dhe kripë. Më pas i rendisim në një tavë, shtojmë brokolin, djathin gouda dhe i pjekim në 190 gradë deri sa të marrin një ngjyrë të artë nga lart.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb