Nga zonja Katerna
Përbërësit

1 kg patate të reja
3-4 qepë të njoma
3-4 kokrra vezë
1 gotë qumësht
4 lgj vaj ulliri
1 tufëz majdanoz
Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja

Lajmë mirë patatet dhe i vendosim në ujë të vluar me kripë për 25-30 minuta. Më pas qërojmë patatet dhe i presim në feta të trasha.

Në një tigan me pak yndyrë kaurdisim lehtë qepët e njoma të grira hollë. Sapo të ulim vëllimin shtojmë majdanozin dhe patatet. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe vazhdojmë kaurdisjen për 1-2 minuta.

Të gjithë përbërësit nga tigani i kalojmë në një tavë të lyer me pak vaj duke i niveluar mirë. Rrahim vezët me qumështin dhe kremin e hedhim në tavë të cilën e vendosim në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 15-20 minuta.

 

(Vil24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb