Recete nga znj Eneida
Përbërësit

3-4 patëllxhanë
2 domate të mëdha
4-5 domate qershi
3 thelpinj hudhra
Disa gjethe borziloku
Pak galetë për fundin e tavës
100 gr djathë të bardhë
150 gr djathë gouda
Piper i zi
Vaj ulliri

Përgatitja
Patëllxhanët i presim, dhe i lëmë në tas me ujë të kripur për 30 minuta. U hedhim vaj dhe i pjekim në furrë me 200 gradë për 15-20 minuta.
Domatet e mëdha i grijmë në rende. Në një tigan me vaj ulliri skuqim pak hudhrat dhe shtojmë domatet. Pas 5 minutash skuqje shtojmë dhe domatet qershi e ndara në mes. I skuqim bashkë dhe shtojmë kripë, piper të zi dhe borzilok.
Në tavë shtrojmë galetën dhe mbi të një shtresë me patëllxhanë, salcë domatesh, djath i bardhë, patëllxhanë, salcë domatesh, djathi i bardhë, patëllxhanë, salcë dhe djathin gouda. E pjekim në 200 gradë për 35-40 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: