Recete nga znj Eneida
Përbërësit
500 gr mish i grirë
4 patëllxhanë të mëdhenj
2 thelpinj hudhër
Piper i kuq
Piper i zi
Nenexhik i tharë
Vaj ulliri
1 qepë
400 gr salcë domatesh në kubikë
Pak sheqer
Kripë

Përgatitja
100 gr djathë gouda
Patëllxhanët i presim në feta të trasha, i spërkasim me vaj ulliri dhe i vendosim në furrë për t’u pjekur me 200 gradë. Te mishi shtojmë kripë, piper të kuq, piper të zi si dhe nenexhik. E trazojmë dhe formojmë 10 qofte. Në tigan skuqim qepën e prerë në kubikë, shtojmë salcën, sheqerin, kripën si dhe nenxhik. I skuqim 5 minuta bashkë. Në një tavë mesatare shtrojmë 1 patëllxhan, 1 qofte, 1 patëllxhan një qofte në rradhe, duke krijuar 2 rradhë. Shtojmë salcën me qepë e domate, pak ujë, pak piper të zi nga lart si dhe djathin gouda. I pjekim në 190 gradë për 40 minuta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb