Rcetë nga znj Eneida
Përbërësit

2 lule brokoli
1 qepë e thatë
2 karota
1 spec i kuq
2 patate mesatare
Dy duar domate qershi
4 vezë
150 gr. krem djathi
100 ml. qumësht
100 gr. djath kaçkavall
Vaj ulliri
Kripë 
Piper i zi
2 lugë galetë
Përgatitja
Fillimisht ndajmë lulet e brokolit, presim karotën në feta si dhe patatet në copëza. I ziejmë pak sa të zbuten dhe i kalojmë në tigan në skuqje me vaj ulliri një e nga një. Skuqim dhe qepën e skuqur në feta si dhe specin e prerë në copëza. Më pas i kalojmë në tavë ku kemi shtruar vaj ulliri dhe galetë poshtë. 
Rrahim vezët bashkë me kremin e djathit, qumëeshtin, kripën dhe piperin. Ia shtojmë perimeve, spërkasim me djath kaçkavall dhe pjekim ne 200 gradë për 30 minuta.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: