Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

1 kg plëndës i pastruar
2 qepë mesatare të thata ose 1 e madhe
2 speca të kuq
1 spec jeshil
Vaj ulliri
3 lugë miell
4 domate të grira
1 lugë salcë domatesh koncentrat
4 thelpinj hudhra
2 lugë gjelle uthull
Nenexhik
Kripë
Piper të zi

Përgatitja
Plëndësin e ziejmë për një orë në tenxhere presioni. Në një tigan të thellë, skuqim qepën deri sa të zbutet dhe shtojmë specat e prerë në kubikë. Pasi nanë skuqur shtojme domaten e grirë dhe salcën.
Shtojmë plëndësin me gjithë ujë, ndërkohë që ruajmë pak për mpiksjen e tavës.
Në një tigan  me vaj ulliri, skuqim miellin, shtojmë pak ujë nga plendësi dhe me pas e kalojmë në tenxheren me plëndës dhe salcë dhe e trazojmë. Shtojmë nenexhik, kripë, piper, hudhër dhe uthullën. Gjithë masën e hedhim në tavë, shtojmë pak vaj nga lart dhe e pjekim për rreth 1 orë ne 190 gradë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb