Nga Zonja Katerina
Perbërësit

1 kg sepje, 1 kg spinaq, 3-4 qepë të njoma, 3-4 lgj vaj ulliri, 1 gotë verë e bardhë, 1 kuti domate konservë, 1 tufë majdanoz, Kripë,
piper.

Pergatitja

Pastrojmë fillimisht sepjet, më pas lajmë mirë spinaqin, e kullojmë dhe e grijmë.

Në një tigan të thellë kaurdisim qepën për 2-3 minuta. Shtojmë me pas tentakulat e sepjeve të cilat i kemi grirë hollë. I kaurdisim tentakulat së bashku me qepën për 3-4 minuta, më pas i shuajmë me verë të bardhë. Sapo të avullojë alkooli shtojmë domaten pure dhe e lemë derisa të krijohet një salcë e lidhur. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper.

Në një tigan tjetër kemi vendosur spianqin që të zbutet dhe të ulë vellimin. E shtojmë më pas spinaqin tek salca e përgatitur, shtojmë majdanozin dhe koperën, bëjmë përsëri një rregullim të shijes me kripë dhe piper.

Me masën e përgatitur fillojmë të mbushim sepjet. I fiksojmë me stikadent duke i vendosour në një tavë. Masën e përgatitur për mbushjen e sepjeve që ka tepruar e shtojmë në tavë. Në anë të tavës hedhim dhe një gotë ujë te ngrohtë dhe i vendosim sepjet e mbushura në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb