Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 fileto pule, 2 kofsha pule ose 4 cungje, 2 kokrra domate, 2-3 speca, 1 kungull, 2-3 thelpinj hudhër, 1 qepë të thatë, 4-5 lgj vaj ulliri
1 ½ lugë piper të kuq, Kripë, piper i zi, majdanoz.

Përgatitja

Fileton e pulës e presim në kubikë ose në fetëza në drejtim të kundërt të fijeve. Perimet i presim në formë sipas dëshirës (në kubikë ose në shirita).

Lyejmë një tavë me vaj ulliri. Marinojmë mirë filetot e prera të pulës me kripë dhe piper dhe i vendosim në tavë. Mbi filetot e pulës vendosim perimet të spërkatura me kripë, piper dhe majdanoz. Vendosim më pas kofshët ose cungjet e pulës dhe e mbulojmë tavën me letër guzhine dhe e vendosim në furrë 40 minutat e para me letër kuzhine dhe më pas 20 minuta duke e larguar letrën dhe duke kthyer kofshët e pulës nga ana tjetër.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: