Nga: ZONJA ENEIDA

3 preshë
3 kërpudha mesatare
200 gr mish të grirë
3 vezë
2 patate mesatare
1 mozzarella Zott
Majdanoz
Kripë
Piper Vegeta
Vaj ulliri La Masseria

Në në tigan skuqim kërpudhat dhe i heqim. Po në të njëjtin tigan shtojmë preshët e prerë në feta si dhe mishin e grirë. I skuqim pak bashkë sa të marrin ngjyrë dhe shtojmë gjysëm gotë ujë. Pasi avullon uji shtojmë patatet, vazhdojmë skuqjen 2 minuta dhe shtojmë një gotë ujë. Vendosim kapakun dhe i lëmë të zjehen bashkë. Shtojmë kërpudhat, kripën, majdanozin dhe piperin. Rrahim vezët dhe ia shtojmë nga lart tiganit si dhe mocarelën në copëza. E pjekim në furrë në 200 gradë për 20 minuta.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb