Recetë nga znj Katerina

Përbërësit

4 racione peshk
800 gr qepë të thata
10 thelpinj hudhër
500 gr domate
½ gotë verë
1 lç piper të kuq
1-2 gjethe dafine
5-6 kokrra piperi të zi
4-5 lgj vaj ulliri

Përgatitja

Grijmë qepën në kubikë të vegjël ose ne gjysmërrathë.

Në një tigan hedhim gjysmën e sasisë së vajit të ullirit dhe kaurdisim qepën të spërkatur me pak kripë. E lemë qepën të kaurdiset mirë dhe më pas shtojmë hudhrat dhe gjethet e dafinës. Vazhdojme kaurdisjen duke e përzier herë pah here derisa qepa të marrë ngjyrë ari. Më pas shtojmë domatet dhe piperin e kuq.

Në një tigan tjetër hedhim pjesën e mbetur të vajit të ullirit së bashku me kokrrat e piperit. Sapo vaji të ngrohet vendosim racionet e peshkut të cilat i kemi spërkatur mirë me kripë, piper dhe miell. I skuqim lehte nga të gjitha anët dhe më pas i shuajmë me pak verë.

Masën e përgatitur me qepë dhe domate e hedhim në një tavë. Vendosim dhe racionet e peshkut dhe e fusim tavën në furrë në temperaturën 180 gradë për 30-35 minuta.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: