Nga Zonja Katerina
Përbërësit

3-4 qepë të njoma, 2 kokë hudhër, 2 kokrra patate, 2 kunguj, 2 patëllxhanë, 2 speca (jeshil + të kuq), 1 spec djegës, 2 kokrra domate
1 lgj pure domate, Lulelakër, brokoli, 1 lugë turmerik, 1 koncentrat pule, 4-5 lgj vaj ulliri, Kripë, piper, majdanoz.

Përgatitja

Grijmë të gjitha perimet në kubikë mesatare. Në një tenxhere hedhim gjysmën e sasisë së vajit të ullirit dhe shtojmë të gjitha perimet përveç domateve, lulelakrës dhe brokolit. I spërkasim me kripë, piper, i mbulojmë me kapak dhe i lemë në zjarr të lartë duke i përzier herë pas here. Sapo perimet të zbuten paksa dhe të ulin vëllimin shtojmë domaten të prerë në kubikë, purenë e domates si dhe turmerikun ose kurkumën.

Marrim një tavë dhe hedhim perimet e kaurdisura. Në tenxheren ku kaurdisëm perimet hedhim ½ gotë ujë të ngrohtë dhe 1 koncentrat pule ose perimesh. Tek tava shtojmë dhe lulelakrën dhe brokolin (të ndarë në lule). I spërkasim perimet me 2-3 lugë vaj ulliri dhe buljonin e ngrohtë e shtojmë në anë të tavës. E vendosim tavën me perime në furrë në temperaturën 180-200 gradë Celsius për 35-40 minuta.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb