Recetë nga znj Katerina
Përbërësit

2 kunguj
2 patate
1 fç oriz
1 qepë të thatë
2 domate ose 10 domatina
4 lgj vaj ulliri
1 tufë koper dhe majdanoz ose borzilok me rozmarinë
50 gr djathë parmixhano
100 gr djathë mocarela ose djathë të bardhë
2 fç ujë të ngrohtë

Përgatitja

Pastrojmë perimet dhe i presim në fetëza të holla.

Marrim një tavë mesatare, e lyejmë me pak vaj ulliri dhe vendosim një shtresë me patate, kunguj, qepë, domate dhe erëza. I spërkasim perimet me pak oriz dhe djathë parmixhano. Vendosim përsëri një shtresë tjetër me perime, erëza dhe oriz. E spërkasim mirë me kripë, piper dhe vaj ulliri dhe në fund vendosim djathin mocarela ose djathin e bardhë të prerë në kubikë.

Në anë të tavës shtojmë paj ujë të ngrohtë, e mbulojmë tavën me letër kuzhine dhe letër alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180-200 gradë për 30-35 minuta.

(Vila24/BalanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: