Taxhikistani ka njoftuar se është i gatshëm të pranojë 100 mijë refugjatë që do të vijnë nga Afganistani.

Nënkryetari i Komitetit të Situatave Emergjente të Taxhikistanit, Imamali Ibrahimzade, në deklaratën e tij tha se vendi i tij është i gatshëm për të pranuar 100 mijë refugjatë që do të vijnë nga Afganistani, duke i vendosur ato në poligonet e stërvitjes ushtarake në kufirin me Afganistanin.

Ai tha se në rast të nevojës, Taxhikistani mund të pranojë më shumë refugjatë nga Afganistani.

“Së bashku me organizatat ndërkombëtare, ne shqyrtojmë mundësitë e Taxhikistanit për të pranuar refugjatë afganë”, u shpreh ai.

Në fillim të muajit korrik, rreth 1.500 ushtarë afganë që kanë ikur nga sulmet e talebanëve janë strehuar në Taxhikistan.

Gjithashtu edhe 347 shtetas afganë me origjinë kirgize, në mesin e të cilëve 77 gra dhe 177 fëmijë, kishin kaluar në Taxhikistan.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb