SHBA
Këngëtarja dhe kantautorja e njohur Taylor Swif ka shënuar rekord gjatë mbrëmjes së djeshme në eventin e madh të muzikës MTV Video Music Award 2023.
Ylli muzikor fitoi në nëntë nga 11 kategoritë të në cilat ajo ishte nomimuar për këtë vit. 33-vjeçarja fitoi çmimin: “Albumi i vitit” për këngët “Midnights” dhe “Show of the Summer”, përveç marrjes së gjashtë çmimeve për videon dhe këngën “Anti-Hero”.
Çmimet e tjera ishin:
“Video e vitit”, “Kinematografia më e mirë”, “Efektet më të mira vizuale”, “Regjia më e mirë”, “Popi më i mirë” dhe “Kënga e Vitit”.
“Më pëlqen të bëj muzikë pop, më pëlqen të bëj video muzikore pop, gjithashtu më pëlqen të bëj country”- u shpreh Sëift pasi pranoi çmimin “Kënga pop-in më mirë” për “Anti-Hero”.
“Më pëlqen të kaloj nëpër zhanre të ndryshme dhe e vetmja arsye që më lejohet ta bëj këtë është sepse ju, fansat, më dhatë mundësinë për ta bërë këtë”, shtoi ajo.
Eventi i madh i muzikës bëri që Swift të ngjitej në vendin e dytë me 25 çmime të fituara në MTV/ VMA pas Beyonces e cila ka 28-të çmime, dy prej të cilave ajo fitoi si anëtare e “Destiny’s Child”.