SHBA – Një tjetër gjest bujarie nga këngëtarja e njohur Taylor Swift, e cila fundjavën e kaluar i dhuroi 13 500 euro fanses së saj 19-vjeçare, Sadie Bartell për të kuruar nënën që ndodhet në koma prej tre vjet.

Po në fillim të muajit këngëtarja e njohur i dhuroi 9 mijë euro të fëmije 8 vjeçar autik. Ajo që e shtyu Taylor Swift të dhurojë 13 500 euro ishte postimi i Sadie Bartell ku i kërkonte shokëve të saj ta ndihmonin për nënën.

Në postimin e saj ajo citonte dhe Taylor Sëift, e cila e kishte mbërshtetur moralisht në këto 3 vjet të vështira për të. Kështu këngëtarja përveç mbështetjes molare i dhuroi edhe 13 500 euro për ta ndihmuar me nënën e sëmurë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb