SHBA

Taylor Swift është artistja që ka shitur më shumë albume në vitin 2019, sipas IFPI, organizatës që përfaqëson industrinë diskografike në botë, që e kurorëzoi për herë të dytë artisten amerikane, pas vitit 2014.

Viti 2019 ka qenë një vit suksesesh për Taylor Swift, që në gusht publikoi albumin e saj të shtatë “Lover”. Albumi zuri vendin e parë në më shumë se 10 vende dhe, gjatë javës së parë të daljes në treg, arriti në tre milionë kopje të shitura në mbarë botën.

Vendin e dytë në klasifikimin e IFPI-së e zuri Ed Sheeran. Albumi i tij “Collaborations Project” u ngjit në vendin e parë në 19 vende, ndërsa kënga me Justin Bieber “I don’t care” zuri vendin e parë në 26 vende.

Çmimi “Global Recording Artist of the Year” është i shtati për Taylor Swift-in. Ky çmim është i vetmi që pasqyron suksesin botëror të artistëve përmes shitjeve të albumeve të tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: