Ka arritur të kapërcejë edhe veten e saj Taylor Swift e cila vazhdon të mbetet numri një.

Këngëtarja 27 vjeçare përveçse është më e paguara dhe e ndjekura në rrjetet sociale, ka arritur një rekord të ri me diskun e saj ‘Reputation’ duke shitur rreth 1.29 milion kopje në javën e parë pas daljes në treg, duke kaluar kështu edhe rekordet e saj personale.

Dhe jo vetëm kaq, por sipas Tmz, Taylor është artistja e parë në histori që ka arritur me katër albume të kapërcejë murin e milionshit në vetëm një javë shitje. Backstreet Boys dhe N-Sync arritën vetëm dy herë, ndërsa Adele një herë të vetme.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: