Taylor Swift vazhdon të ngjisë shkallët e suksesit dhe tani ylli i pop-it amerikan ka thyer një rekord të ri, duke u bërë këngëtarja grua që ka qenë më shumë herë në numrin një të klasifikimit të Billboard 200. Deri tani kurorën e ka mbajtur Whitney Huston, por falë shitjes së diskut të fundit ‘Folklore’ Taylor ka zënë vendin e parë për të 47 herë, duke kaluar kështu 46 herët numër një të Houston.
Billboard 200 vendos klasifikimin e disqeve më popullorë në SHBA, duke kombinuar shitjet fizike me ato digjitale.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Surprizë ka qenë disku i fundit i Swift ‘Folklore’, i cili doli në muajin gusht pa shumë publicitet, por që këtë javë ka fluturuar në majë të klasifikimit. Falë 87 mijë kopjeve të saj të shitura ylli i pop-it ka provuar për të 47 herë të jetë në vend të parë të klasifikimit.

Një sukses shumë i rëndësishëm, ky për një femër këngëtare, edhe pse shumë larg rezultateve të arritura nga kolegët meshkuj. Ata që dominojnë klasifikime të ngjashme janë në fakt Beatles, të cilët kanë qenë në klasifikimet e para të Billboard plot 132 herë, ndërsa mes solistëve është Elvis Presley që ka kryesuar këtë listë plot 67 herë. Presley ndiqet nga këngëtari country Garth Brooks 52 herë dhe mbreti i pop-it Michael Jackson 51 herë.

Pozicioni i pestë është për Taylor Swift me 47 herë, që lë pas këngëtaren e famshme Whitney Houston me 46 dhe grupi folk The Kingston 46 herë. Në vend të tetë është Sir Elton John me 39 herë, vendi i nëntë ndahet nga dy grupet Fleetwood Mac (38) dhe Rolling Stones (38). Në vend të dhjetë gjejmë Harry Belaforte dhe Monkees me 37, ndërsa sapo ka dalë nga lista e dhjetë më të mirëve Prince (35), Adele dhe Eminem (34), ndërsa Eagles dhe Mariah Carey (30).

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb