Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë në shtator, por çifti e mbajti sekret emrin e vogëlushes.

Megjithëse fansat e tyre kanë bërë të pamundurën për ta zbuluar emri, asnjëra prej tyre nuk është konfirmuar ende. Mirëpo, së fundmi po qarkullon një teori sipas së cilës vajza e tyre mund të quhet Dorothea, kjo falë një kënge në albumin e Taylor Swift, e cila mban këtë titull.

Swift pëlqen që këngët e saj t’i lidhë me jetën reale dhe s’do ishte çudi nëse këtë herë do na zbulonte emrin e “mbesës së saj”. Ajo ka një këngë në “Folklor” me titull ‘August’ që renditet e tetë. Dhe “simotra e saj” në albumin e ri “Evermore” mban titullin ‘Dorothea’.

Deri më tani kjo është vetëm një teori , pasi as Taylor dhe as Gigi nuk kanë reaguar rreth këtyre thashethemeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb