Tayna ka mbyllur një vit tejet të suksesshëm në nivel personal, me projekte të ndryshme, mbrëmje e koncerte.

Me fillimin e vitit 2022, reperja e njohur e ka nisur me pushime në Miami, nga ku nuk kanë munguar pozat e shumta atraktive.

Reperja nga Prizreni edhe së fundmi, përmes disa InstaStory ka shfaqur linjat joshëse të trupit për të cilat edhe njihet dhe komentohet vazhdimit.

Tayna shihet e veshur në një palë bikini ngjyrë blu dhe të bardhë, teksa vëmendjen marrin format trupore të saj.

Ndryshe, Doruntina Shala (emri i vërtetë) në ditët e fundit të vitit të lamë pas publikoi projektin e ri muzikor “Pijetore” që erdhi në bashkëpunim me Cricket dhe u realizua edhe me videoklip.

Ndërkohë, Tayna është drejt finalizimit të albumit të ri muzikor, që pritet të publikohet së shpejti.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: