Interpol Tirana ka finalizuar ekstradimin drejt Italisë të tre shtetasve shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, si pjesë e një operacioni policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me Interpol Romën.

Të ekstraduarit janë:

Ervin Dema, 40 vjeç – i kërkuar nga Gjykata e Breshias për trafikim të lëndëve narkotike, në kuadër të një organizate kriminale.

Edmond Zhuja, 41 vjeç – gjithashtu i kërkuar nga Gjykata e Breshias për të njëjtën vepër penale dhe përfshirje në një grup kriminal.

Klaus Nikolli, 33 vjeç – i kërkuar nga Gjykata e Milanos për vjedhje në rrethana rënduese, e kryer në bashkëpunim me një organizatë kriminale.

Autoritetet shqiptare dhe italiane theksojnë se bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet thelbësor në luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e drejtësisë përmes ndjekjes pa kompromis të personave të përfshirë në veprimtari kriminale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb