Bashkia e Tiranës do të mbështesë fëmijët e familjeve në nevojë me bursa, të apasionuar pas teknologjisë dhe artit. Ky fakt u bë i ditur nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

“Për fëmijët që vijnë nga familje në nevojë, jemi të gatshëm t’i subvencionojmë. Është mëkat të harxhosh kohën kot, kur mund të investojmë në aftësimin e të rinjve me një zanat apo një kurs që nesër do të japë më shumë oferta për punësim, duke ofruar dije për një botë që gjithmonë e më shumë kërkon këtë lloj aftësish që mëson TUMO”, theksoi Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ai shprehu bindjen se TUMO do të vijojë të rritet edhe në vitin e ardhshëm, ku shumë të rinj do të ndjekin një model të ri edukimi, ku ndërthuret arti dhe teknologjia. “Fakti që kemi 250 të rinjtë e parë nga mosha 12-18 vjeç, që e kanë nisur këtë udhëtim, është shumë inkurajues. Imagjino ç’mund të bëjmë vitin e ardhshëm, ku me gjasa do kemi një fushatë vaksinimi, do kthehemi në normalitet, dhe do duhet të ndezim motorët e ambicieve dhe të energjive tona më të mira”, deklaroi Veliaj.
Bashkë-drejtori ekzekutiv i AADF-së, Martin Mata, siguroi se Piramida do të jetë shumë shpejt gati, për të mikpritur fëmijët që do të mësojnë gjuhën e kodimit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: