Sekuestrohen pasuri me vlerë 500 mijë euro në Vlorë e Orikum, të cilat dyshohet së janë krijuar me të ardhura nga veprimtari kriminale të pastrimit të parave.

Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se këto pasuri i përkasin shtetasit Luan Beshaj, 70 vjeç.

Në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaria kriminale, si dhe në kuadër të procedimit penal të nisur prej vitit 2014, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, bënë zbatimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për vendosjen e sekuestros preventive mbi disa pasuri dhe objekte, konretisht; 2 apartamente banimi në Vlorë dhe Orikum, 1 pemishte në Radhimë, 2 automjete si dhe 2 llogari bankare.

Këto sekuestrime pasurore janë në kuadër të procedimit penal proaktiv të vitit 2014, ndaj 70-vjeçarit, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Ky shtetas ka qenë i dënuar në Itali, për veprën penale “Trafikim narkotikësh” dhe dyshohet se këto pasuri i ka ngritur mbi bazën e këtyre veprimtarive të paligjshme. Veprimet e tjera procedurale vijojnë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: