Përformanca e grumbullimit të te ardhurave buxhetore nga tatimet dhe doganat është rënduar se tepërmi këtë vit, ku për herë të parë pas krizës së vitit 2008 realizimet faktike të vitit janë shumë larg planit dhe në shumë raste me rënie në krahasim me vitin paraardhës. Re vista ekonomike, ‘Monitor’ shkruan se të ardhurat nga tatimet e doganat ishin 98.4 miliardë lekë gjatë janar –mars 2015, pothuajse e njëjta vlerë si janar-maj 2014 dhe 11 miliardë lekë më pak sesa financat parashikonin të mblidhnin në fillim të vitit.

Doganat rënia pikiatë

Nga të dhënat e detajuara të Ministrisë së Financave mësohet se, gropa është krijuar nga doganat të cilat kanë grumbulluar 28 milionë euro më pak se, në vitin 2014 me rënie 6.5 %. Nga të dhënat mësohet se, rënia më e madhe ka ndodhur nga renta dhe TVSH-ja. Në krahasim me vitin 2014 u grumbulluan rreth 2 miliardë lekë më pak nga renta dhe sipas sqarimeve të mëparshme të Ministrisë së Financave kjo po ndodh nga rënia e eksporteve të naftës për shkak të çmimeve të ulëta në tregun ndërkombëtar. Çmimet e ulta të naftës kanë nisur në verën e vitit që shoi dhe parashikimet e hershme flisnin për një çmim, jo më të lartë se 60 dollarë këtë vit, por duket se, parashikimet kanë qenë më optimiste se realiteti. Gjithashtu rënie të theksuar kanë pësuar edhe të ardhurat nga TVSH-ja me 2,9 miliardë lekë me rënie 7.6 për qind në krahasim me një vit më parë. Ndërkohë që të ardhurat nga akciza u rriten me 11.2 % , por kundrejt planit ka një rënie prej 4.4 miliardë lekë ose 24 % më pak se plani. Kjo situatë është konfirmuar edhe nga vetë Drejtoresha e Doganave, Irena Beqiraj e cila në një email dërguar funksionarëve më të lartë të financave dhe doganave lajmëron se, plani i doganave është në rënie të lirë, duke rekomanduar edhe disa hapa që mund të merr për miradministrimin.

Ringrihen tatimet

Ndërkohë që doganat nuk po dalin nga gropa të ardhurat nga Drejtoria e përgjithshme e tatimeve kanë nisur të rikuperohen. Të ardhurat nga tatimet gjatë 5-mujorit të parë arritën në 3.6 miliardë me shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë ose, 8.7 për qind më shumë se fakti i 2014. Por duhet thënë se, në raport me planin e këtij viti tatimeve i mungojnë më shumë se 3.5 miliardë lekë ose 7 për qind më pak. Përformancën më të mirë te të ardhurave tatimore e kanë shfaqur tatim fitimi si në raport me planin ashtu edhe me faktin. Ndërsa përformancën më negative e kanë TVSH dhe Tatimi mbi të ardhurat personale.

doganat

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: