Një grup personash të armatosur dhe të pajisur me maska kanë hyrë në një bar në qytetin e Belem, në Brazilin verior. Ata hapën zjarr dhe vranë së paku 11 klientë dhe plagosur njërin prej tyre.

Agresorët kanë arritur në bar me motoçikleta dhe me mjete të tjera motorike, duke qëlluar mbi turmën e duke vrarë pesë burra dhe gjashtë gra në një lagje të varfër në kryeqytetin e shtetit Para, tha kompania e lajmeve G1. Zëdhënësja e shtetit brazilian ku ndodhi ngjarja Natalia Mello u shpreh se ajo që kishte ndodhur ishte një masakër e vërtetë, por nuk dha detaje.

Policia ushtarake dhe civile në shtetin Para nuk iu përgjigj thirrjeve telefonike ose elektronike. Nuk ka informacion për motivin e mundshëm të krimit. Identitetet e viktimave po ashtu nuk janë dhënë nga ana e forcave policore. Në rrjetet sociale janë shpërndarë video, ku tregohen njerëz të shtrirë në tokë dhe që kanë marrë plagë të shumta të trup.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb