Në kohën kur ata gjenden në një situatë të vështirë, ukrainasit kanë treguar se dinë të gjejnë forcë të bëjnë edhe gjëra të bukura.

Kjo është dëshmuar edhe në një video të publikuar në rrjetet sociale, së fundmi.

Sipas përshkrimit të videos, bëhet fjalë për një moment kur një çift kanë vendosur të martohen, pikërisht kur ata gjendeshin në front të luftës kundër agresionit rus.

“Ky çift, Lesya dhe Valeriy, sapo u martuan pranë vijës së frontit në Kiev. Ata janë me mbrojtjen e territorit”, thuhet në përshkrimin e videos.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb