Vetëm disa ditë pasi News 24 publikoi me prova e dokumente arrestimin dhe gjykimin e 4 punonjësve të Drejtorisë së Doganave të drejtuara nga Genti Gazheli vjen reagimi i këtij institucioni.

Doganat kanë publikuar sot disa dokumente që vërtetojnë se punonjësit, Klandi Mala, Artur Sejati, Mirel Beshiku, Elton Gjishti nuk janë të dënuar në shtetin fqinjë. Të keqardhur që ky institucion vijon të dezinformojë publikun, po i sqarojmë se News 24 nuk ka publikuar kurrë asnjë dokument që i nxirrte të dënuar këta punonjës, por ka faktuar me prova arrestimin dhe gjykimin e tyre për vjedhje, kontrabandë dhe grup të strukturuar kriminal në Greqi.

Referuar dokumenteve të gjykatës së apelit në Janinë Artur Sejati me detyrë drejtor i hetimit doganor dhe vartës direkt dhe i drejtorit të përgjithshëm Genti Gazheli, është kapur në flagrancë së bashku me zyrtarët e tjerë të doganave duke kontrabanduar dy kamionë me mallra të vjedhur.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në aktet e gjykatës thuhet se të akuzuarit nga data 29 maj 2016 e në vazhdim, duke vepruar së bashku, kanë formuar me dashje një grup kriminal të strukturuar, me më shumë se tre persona, duke kryer vjedhje dhe grabitje.

Pavarësisht se doganat shprehen se “nuk është detyrim i asnjë prej katër punonjësve të Doganave të provojnë se janë të pafajshëm”, ne i kujtojmë se Ministria e Drejtësisë duhet informuar edhe nëse kanë qenë të arrestuar në flagrancë edhe nëse po gjykohen nga shteti fqinj.

E ndërsa drejtori Gazheli është plotësisht në dijeni të këtyre fakteve dhe dokumenteve, i ka promovuar këta persona në poste të larta në Dogana. Ndërsa vazhdon e hesht për evazionin fiskal me makinat luksoze, ku e ka kapur Departamenti i Antikorrupsionit në Ministrinë e Drejtësisë.

Dhe në fund një pyetje publike për drejtorin e Doganave. E kalojnë dot doganën greke këta 4 persona?

Dogana
Dogana

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb