Olsian Çela kandidati i dytë në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm ka prezantuar sot në KLP  platformën e tij për drejtimin e organit të akuzës. Në përgjigje të zv/kryetarit të KLP lidhur me problematikën në politikat e paefektshme penale, Çela tha se ligji dhe morali duhet të shkojnë përherë bashkë.

“Prokuroria duhet të ketë një vizion në shoqëri jo vetëm masë të ashpër, vete kodi të lejon të zbatosh si duhet, mos jemi ekstrem, ajo që kam propozuar është kryerja e një studimi mbi efektet që ka hetimi penal. efektet parandaluese, sa na kanë ndihmuar” u shpreh Çela ndërsa pohoi me keqardhje se më të ashpër politikat penale kanë qene me shtresat e dobëta.

“Këto problematika nuk i shoh vetëm brenda Prokurorisë, por më gjerë, në tërësinë e përgjigjeve që ka shteti ndaj kriminalitetit. Do të doja të ngriheshin probleme nga kushdo, të thonë pse kriminaliteti është në rritje, pse s’kanë efekt masat që ne marrim.  Problemet shtrihen përtej se gjykata e prokuroria. Unë dëgjoj vetëm ashpërsim dënimesh, po ai  i kemi krahasuar ato me vendet e BE?

Na kanë dhënë këto masa rezultatet e pritura, a mendohet që këto masa ekstreme cfarë pasojash shkaktojnë te familjet e atyre që izolohen.A mendojmë që ai njeriu që ka shkuar në burg, ka punë, familje fëmijë që mbeten pa mbështetje. si do jetojnë, cdo bëjnë për të dënuar. Ligjet penale nuk duhet te cënojnë familjen.Me keqardhje më duhet të pranoj se të ashpër kemi qenë me shtresat e dobëta,por kështu thellojmë problemet sociale, përgatisim breza të rinj që nesër janë fidanishte krimi. Prokuroria duhet të ketë një vizion në shoqëri jo vetëm masë të ashpër, vete kodi të lejon të zbatosh si duhet, mos jemi ekstrem, ajo që kam propozuar është kryerja e një studimi mbi efektet që ka hetimi penal. efektet parandaluese, sa na kanë ndihmuar. Ligji dhe morali duhet të shkojnë përherë bashkë dhe kjo më pas pasqyrohet në mënyrën se si prokurori përgjithshëm ndërvepron me institucionet e tjera.” u shpreh Çela.

“Mendoj se është një nga problemet më të rëndësishme të hetimit, është respektimi i të drejtave të personave sapo shoqërohen në polici. Na kanë vënë para fakteve që do ishin të papranueshme t’i dëgjonim. Kanë pretenduar dhunë, mungesë të autenticitetit të firmës, kemi konstatuar mbrojtje jo efektive nga avokatët kryesisht, janë një tërësi problemesh.

Cdo të kishte kuptim ky sistem ligjor, ato garanci nëse nuk do jemi në gjendje t’u sigurojmë qytetarëve garanci, në momentet e para kur iu kufizohet liria.  Shpesh avokatët kryesisht nuk janë avokat, firmosin firmaat aty ku thuhet firmos. kjo është e rrezikshme, duhet të marrë fund. shteti ligjor garanton edhe të drejtat e qytetarëve, të cilët s’mund të jenë pa mbrojtje. Sinjalizimi duhet të vijë edhe nga prokurorët apo policia gjyqësore, kur këta mbrojtës nuk realizojnë mbrojtje eficente. dhe mendoj se PP i ka mundësitë për të arritur këtë objektiv.” – tha ndër të tjera Çela.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb