Presidenti Ilir Meta përmes një mesazhi ka uruar Maqedoninë e Veriut për mbajtjen e zgjedhjeve të lira. Përmes një postimi në ‘Facebook’ kreu i shtetit ka uruar edhe partitë shqiptare për rezultatin e lartë në këtë proces.

Mes të tjerash ai nënvizoi faktin se ‘të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.”.

URIMI I METËS
Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!
Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.
Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. ??????
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb