Sulmuesi Myrto Uzuni, është rikthyer në grumbullimin me Kombëtaren dhe sot, ishte i pranishëm dhe në konferencën për shtyp 2 ditë para sfidës kundër Izraelit. Uzuni u shpreh se Shqipëria do të futet në fushë vetëm për fitore.

GJENDJA FIZIKE – “Kam pasur një shqetësim në kavilje, që kur isha në Granada. E lëndova dhe këtu kur erdha te Kombëtarja, por tani jam OK mendoj”.

SULMI – “Normal që të gjithë kërkojmë që të fitojë ekipi Kombëtar, por dhe barazimi ishte një rezultat i mirë kundër Islandës në transfertë. Objektivi ynë është kreu i grupit.

PRESIONI – “Presioni është gjithmonë, pa presion nuk ka lojë të bukur. Izraeli është më lart se Islanda, duhet të jemi të bashkuar dhe të japim maksimumin që të marrim tri pikët”.

FORMACIONI – “Trajneri dëshiron që të ketë 11-shen më të mirë në fushë dhe këtë gjë e kemi të mirë te Shqipëria, që kemi një grup me shumë cilësi dhe me shumë kualitet”.

SHANSET – “Kur luan futboll, gjithmonë shanset janë të mëdha. Siç e thashë dhe më parë, të gjithë lojtarët tanë kanë kualitet, luajnë me ekipe shumë të mira. Ndeshja kundër Islandës ishte një emocion tjetër, pasi po e shihja nga TV. Mendoj të rrimë së bashku dhe të mendojmë vetëm fitoren”.

SEZONI – “Jam rritur duke parë La Liga, prej Messi e Ronaldo. Nuk më vjen keq për mënyrën si shkoi sezoni, gjithmonë kam besim te vetja ime dhe do të arrij sërish aty ku dua”, përfundoi Uzuni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb