TIRANË

Ndërsa komentoi figurat e larguar në PD, por të kthyer në Këshillin Kombëtar të partisë i dalë nga Kuvendi Kombëtar vetëm pak ditë më parë, Tabaku u shpreh se detyrë e çdo demokrati sot është si të bëhemi gati për të qeverisur vendin, raporton “BalkanWeb”.

Tabaku : Jam rritur në PD, pavarësisht se s kam qenë person publik, kam nisur angazhimet me forumet rinore të Partisë Demokratike. Shumë nga këta figura i kam parë si figura përfaqësuese të Partisë, për mua dëshira ime do të ishte që Partia Demokratike të ishte një parti e madhe e të gjithëve që kanë kontribuar në vite.

Ato që iu përgjigjën ftesës dhe u rikthyen për të kontribuar unë i falënderoj, dhe është gjithnjë kënaqësi të punosh me njerëz që kanë eksperiencë. Sidoqoftë unë besoj se detyra e çdo demokrati tani është përveç diskutimeve se çfarë ndodh në partinë demokratike dhe si ta bëjmë më të mirë PD është si të behem gati për qeverisje.

A jeni ju gati për të qeverisur ?

Tabaku: Jemi gati për të qeverisur. Jemi gati edhe me program elektoral, jemi gati edhe me një këshill të ri kombëtar edhe me figura shumë të mira që përfaqësojnë PD dhe unë besoj që kjo është dëshira e çdo demokrati brenda apo jashtë strukturave të Partisë Demokratike sot.

(n.m/BlkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb