TIRANË

Juristi dhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi ka promovuar në Universitetin ‘Luarasi’ librin e tij ‘Të bëhesh një jurist i mirë’. Libri synon të përgatisë juristët e rinj për tregun e ardhshëm të punës nëpërmjet të mësuarit si jurist i mirë me një praktikë ligjore me 120 kazuse e modele aktesh, sesi të aplikosh në Koorporatat më të mëdha të Naftës, Bankave, Teknologjisë, Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Libri synon t’ju tregojë praktikat ligjore t’ju japë template formate aktesh ato që një jurist bën ditën e parë të punës, të dytë e kështu me rradhë. Libri synon të përgatisë juristët e rinj të 2025.”- tha Halimi.

Përpara studentëve të Universitetit ‘Luarasi’, juristi Eduard Halimi tha se drejtësia e re që po krijohet do të kërkojë studentë të përgatitur.

“Drejtësia e re që po krijohet ka shumë nevojë për ju dhe për jurist të rinj. Nuk ka nevojë për jurist mesatarë dhe mediokër por ka nevojë për jurist që të jenë ambicioz dhe që e duan me shpirt profesionin.”- theksoi Halimi.

Drejtuesit e Universitetit ‘Luarasi’ e vlerësuan një libër të tillë, i cili do t’iu vlejë shumë studentëve të drejtësisë në këtë universitet.

“Më vjen shumë mirë që u zgjodh universiteti ‘Luarasi’ dhe studentët tanë të drejtësisë për ta promovuar këtë libër. Ndërsa ne si “Luaras” mburremi me fakultetin e drejtësisë. Unë e them me plot bindjen që ne jemi lider në fushën e drejtësisë në tregun e arsimit të lartë.”- tha Ethem Ruka

“Bëheni pjesë të biblotekave tuaja dhe shikojeni si manual apo si një guidë orientuese dhe referuese në rrugëtimin tuaj drejt tregut të punës pasi të përfundoni.”-tha Rezana Konomi.

Libri ‘Të bëhesh një jurist i mirë’ është një manual profesional për juristët e rinj. Ai synon aplikim të mbi 65 vendimeve të gjykatave shqiptare dhe të gjykatave ndërkombëtare, 30 kodeve, ligjeve dhe akteve normative.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb