Partia e Lirisë Ka publikuar fakte të reja për aferën e Inceneratorëve. Në një komunikim për mediat, Petrit Vasili u shpreh se Bashkia e Shijakut u demaskua. Gjithashtu ai i bëri thirrje  drejtësisë që të hetojë për të zbuluar të vërtetat e administrimit.

“Këtyre nuk u dridhet syri kur mashtrojnë. Jo vetëm që nuk e kanë bërë falas, por edhe atë që e kanë bërë, ka marrë zjarri dynjanë atë. Këto edhe kur vënë vula gënjejnë qytetarët me idenë që nuk do të demaskohen dhe nuk do dalë e vërteta.

I bëjmë thirrje drejtësisë të filloi hetimet për të vërtetat e administrimit të mbeturinave dhe le të jetë ky një mësim për çdo kryebashkiak Rilindas që do të guxojë të gënjejnë. Për të nxjerrë të vërtetën nuk do t’ju ndahemi këmba këmbës ditë për ditë.”, tha më tej Vasili.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb